Shpejtim Bulliqi paralajmëron Agim Veliun: Do ta humbasësh Podujevën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, në Blic Interview ka rrëfyer kohën kur për shumë vite ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi ka goditur Lidhjen Demokratike dhe krerët e kësaj partie, duke thënë se “rugovizmi” ka vdekur moti brenda saj.

Ish-deputeti i LDK-së, ka potencuar se nuk mund të ketë “frymë rugoviane” me Isa Mustafën kryetar të partisë.

“Ata e kanë humbur rugovizmin që moti. Edhe Agim Veliu edhe kushdo aty që flet për rugovizëm nuk janë të sinqertë.

Rugovizmi ka vdekur që moti brenda kësaj LDK-je. Nuk ka rugovizëm me Isa Mustafën, kryetar të partisë”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka folur edhe për faktin që kritikuesi më i madh i një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, është ish bashkëpunëtori i tij, Agim Veliu.

SHPËRNDAJE