Shpend Ahmeti do të shpenzojë rreth 300 mijë euro për të blerë qumësht për nxënës

Rreth 300 mijë euro po planifikohen të shpenzohen nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës për të furnizuar me qumësht nxënësit nga klasa I-V.

Komuna e Prishtinës ka filluar që të bëhet gati për vitin e ri shkollor. Në këtë komunë tashmë është hapur tenderi për furnizim me qumësht për nxënësit e klasave 1-5

Përmes njoftimit për kontratë që ka publikuar Komuna e Prishtinës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, është njoftuar se është hapur tenderi për furnizim me 1 milion e 440 mijë copë pako qumështi.

Për këtë punë, KKP’ja ka paraparë të shpenzojë rreth 300 mijë euro.

Afati kohor për të përfunduar furnizimin me qumësht për këto klasa është katër ditë pas nënshkrimit të kontratës. /Gazeta Express