Shpend Ahmeti e Albin Kurti shkojnë në mbledhje, por në një mënyrë më ndryshe se të tjerët

Në selinë e Vetëvendosjes janë duke u mbledhur Kryesia e partisë si dhe Grupi Parlamentar për diskutimin përfundimtar rreth fatit të partisë pas përçarjeve të fundit. Në këtë mbledhje kanë shkuar pothuajse të gjithë protagonistët e zhvillimeve të fundit në parti.

Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte se Albin Kurti shkuan së bashku me Shpend Ahmeti me të njëjtën veturë në seli.

Vetëvendosje sot mban mbledhjen e partisë, ku marrin pjesë ata që kanë mbetur , por edhe ata që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e partisë.

Në selinë e VV’së tashmë kanë arritur Dardan Miolliqaj, Visar Ymeri e Shqipe Pantina së bashku.

Ky takim po mbahet pas disa thyerjesh në këtë Lëvizje ku disa anëtarë kanë dhënë dorëheqje./GazetaBlic.