Shpend Ahmeti i jep “dostit” dritën e gjelbër për ndërtimin e një lagjeje

Në emrin se po ndërtohen “lagje të gjelbra”, ndërtuesit në Prishtinë po i betonojnë hapësirat gjeneruese në kryeqytet. Afër nisjes se një projekti të tillë është ish-kryetari i LVV-së në Prishtinë, Ylli Hoxha.


Për disa vite, Ylli Hoxha ka qenë kryetar i Qendrës së Lëvizës Vetëvendosje në Prishtinë. Pasi LVV-ja e fitoi Prishtinën, Hoxha kishte zënë një vend si asamblistë komunal. Më pas ai u përzgjodh shef i grupit parlamentar dhe për katër vite ka qenë “dora e djathtë” e kryetarit Ahmeti.

Pas ndarjes së LVV-së, Hoxha u tërhoq nga politika. Ambiciet biznesore duket se kanë qenë ato që ai nuk iu pati bashkuar partisë së re të Shpend Ahmetit, shkruan lajmi.net.

Komuna e Prishtinës i ka lëshuar kushtet ndërtimore për ndërtimin e rreth 40 shtëpive individuale katër personave, në mesin e tyre edhe Ylli Hoxha.

“Lagja e gjelbër”, quhet projekti, i cili pritet të jetësohet në lagjen Kolovicë të Prishtinës, në një zonë të pa banuar gjelbëruese.

Investitori  i projektit është kompania “Lesna”.

“I caktohen kushtet ndërtimore pronarëve: Kushtrim Dumoshi, Dushan Nigiq, Ylli Hoxha, Faton Qitaku me investitor “Lesna”Sh.P.K, për hartimin e dokumentacionit ndërtimor /projekti ideor për ndërtimin e kompleksit të shtëpive individuale të banimit “Lagja e gjelbër” – faza e parë, në lagjen Kolovicë, në kuadër të Planit Zhvillimor urban”, thuhet në vendimin për caktimin e kushteve ndërtimore të lëshuara nga Komuna me datë 10.07.2019, të cilin e ka parë lajmi.net.

Ylli Hoxha dhe Kushtrim Dumoshi janë bashkëpronarë në disa biznese. Ndërsa, Faton Çitaku është bashkëpronar me Bekim Deshishkun, pronarin e kompanisë investive “Lesna”.

Ky lokacion në lagjen Kolovicë të Prishtinës është në kuadër të parcelave kadastrale nr 1070-0 me S=2736M2, më pronarë Kushtrim Dumoshi. Kualiteti i tokës sipas komunës është tokë e klasës 5. Ndërsa, parcela kadastrale nr 1069 -0 me S=4885 m2 m pronarë Dushan Niçiq, me kualitet të tokës –arë e klasës 6. Parcela kadastrale nr. 1068-0 me S=3059m2 me pronarë Kushtrim Dumoshi, arë e klasës 6. Parcela kadastrale nr 1066-0 me S=2231m2 me pronarë Faton Citaku, arë e krasit 5, dhe Parcela Kadatrale 1066-0 me pronarë Ylli Hoxha, por në dokumentin komunal nuk shihet sa është sipërfaqja.

Në kuadër të këtyre parcelave nuk ka ndërtesa ekzistuese.

“Zgjidhja urbane e planifikuar, përbënë gjithsejtë 42 parcela ndërtimore, 2 shtëpi të veçanta, 10 shtëpi dyshe  dhe 20 shtëpi në varg, e që në total bëjnë 42 shtëpi. Një parcelë prej 669 m2 është paraparë për gjelbërim, sport dhe rekreacion”, thuhet mes tjerave në këtë dokument.

Drejtoria e urbanizmit pas shqyrtimit të plotësim dokumentacionit të dorëzuar me datë 10 prill, kishte konstatuar se dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë dhe rrjedhimisht nuk i plotësonte kriteret për vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës, andaj me vendim, kishte refuzuar kërkesën si të pa kompletuar.

“Drejtoria e urbanizmit bazuar në neni 13, pika 1.2 të UA të MMPH-së, me datë 23.05.2019, ka vendosur njoftim prej datës 25.03.2019, deri më datë 08.04.2019. Ky njoftim publik, sipas rregullatives ligjore, ka qëndruar 15 ditë në lokacion në fjalë dhe që ndërkohë kjo drejtori nuk ka pranuar vërejtje apo sugjerime, është vazhduar me procedurë për caktimin e kushteve ndërtimore”, thuhet në dokumentin e kushteve ndërtimore.

Më pas, komuna ka konstatuar se kërkuesit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, dhe se projekti konceptual është në harmoni me destinimin dhe kriteret tjera të Planit Zhvillimor Urban për atë hapësirë, si dhe në harmoni me rrethinën. Andaj, komuna kishte konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për caktimin e kushteve ndërtimore.

SHPËRNDAJE