Shpend Ahmeti jep një lajm shumë të mirë për bizneset që paguajn qiraja

Komuna e Prishtinës ka përgatitur një pako emergjente që quajtur “Prishtina 1”, e nëse situata me Covid-19 vazhdon atëherë do të prezantohet edhe pakoja “Prishtina 2”.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal.

“Kemi përgatit një pako emergjente e quajtur Prishtina 1, nëse vazhdon kjo gjendje mund të paraqitet mundësia që të prezantohet pakoja Prishtina 2. Pakoja “Prishtina 1” përmban 14 pika”, ka thënë Ahmeti.

Një ndër këto pika është edhe lirimi i bizneseve nga qiraja për dy muaj, kurse bizneset e gastronomisë që paguajnë për terasat do të lirohen nga pagesa për një vit.

“Pika1: Sigurimi i 5000 pakove në vlerë 50.000 euro që përfshinë mjete higjienike të dedikuara për familjet në nevojë me asistencë sociale mirëpo besoj se duhet t’i shpërndajmë këto ndihma edhe më gjerë. Javën e ardhshme vijnë 200 pako prej Odës Ekonomike. Të gjitha bizneset me qira në Komunën e Prishtinës do të lirohen nga qiraja për dy muaj rresht për pjesën që nuk mbulohet nga Qeveria. Bizneset e gastronomisë (vlen për të gjitha) që paguajnë taksë për shfrytëzimin e hapësirës publike (si terasat), do të lirohen për një vit nga pagesa”, ka thënë Ahmeti.

Ai gjithashtu ka shtuar se stacionit të autobusëve i është ndërprerë puna.