Shpend Ahmeti tregon se çfarë iu tha Mogherini, zbulon detajin që po e presin të gjithë

Shpend Ahmeti ka thënë se në Bruksel u është thënë se do të ketë takime mjaft të ngjeshura ditëve në vazhdim.

Ai ka thënë se sipas fjalëve të Mogherinit, një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet në pjesën e parë të këtij viti.

“Tha që do të jetë një orar shumë i ngjeshur dhe se kjo dritarja e mundësive, është pjesa e parë e këtij viti, arsyeja, besoj që është e qartë, jo vec fakti që Mogherini nuk do të jetë aty, por sipas saj ekziston një mundësi që po përkrahet nga të gjithë që të kemi marrëveshje me Serbinë. Nuk e dimë pas një viti cfarë përbërje do të kemi në BE kështu që tha që ta përdorim këtë shans që të kemi një marrëveshje”, ka thënë Ahmeti.

🔴 Drejtpërdrejt nga Brukseli pas takimit ndërmjet ekipit negociator dhe Mogherinit

Publiée par Periskopi sur Mardi 8 janvier 2019

Ahmeti pas takimit me Mogherinin: Na thanë se ka koordinim edhe nga Moska dhe Ëashingtoni për marrëveshje

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror të Kosovës, pas përfundimit të takimit me Mogherinin në Bruksel, ka dhënë detaje pas takimit.

Këto ishin disa nga deklaratat e Ahmetit, që përcjell Periskopi.

Sapo përfunduam takimin me Mogherinin. Kushti primar është njohja.

“Nga Mogherini na u bë të qartë se po punohet në atë drejtim, marrëveshja do të quhej normalizuese. Do të sjellte njohje nga shteti i Serbisë dhe të shohim se a mund të arrihet marrëveshje. Sipas zonjës Mogherini idea është që do të bëhen takime në një orar më të ngjesshur për të parë se a mund të arrihet një marrëveshje. Këtu po punohet nga anëtarë të institucioneve të ndryshme të huaja. Ka pasur koordinim nga Ëashingtoni dhe Moska që mund të arrihet një marrëveshje. Sipas Mogherinit cdo marrëveshje që përfaqëson vlerat e BE’së, është e pranueshme. Nuk mund të kete shtete etnikisht të pastra, sepse nësër mund të jemi shtet anëtar i BE’së. Këto ishin pikat e diskutimeve. E bëmë të qartë që delegacioni nuk është në mbështetje të dikujt apo dikujt tjetër, jemi delegacion i votuar në Kuvend. U ngrit edhe një herë çështj e taksës, që u tha se Serbia nuk vazhdon dialogun, por ne e bëmë të qartë se nuk mund vetëm të heqet taksa dhe Serbia të vazhdojë me politikën e saj”, ka thënë ai./Periskopi/

SHPËRNDAJE