Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 2 persona

Arrestohet një tjetër shtetas tjetër për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një…

Arrestohet një tjetër shtetas tjetër për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaluan shtetasit:

• Klei Çobo, 19 vjeç:
• Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb.

Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Policia e Beratit fton çdo qytetar që konstaton paligjshmëri të telefonojë falas në nr 112 ose të denoncojë përmes aplikacionit Komisariati Dixhital.

SHPËRNDAJE