Shpërthejnë tifozët në “Twitter” pas humbjes së Liverpoolit në Beograd

Tifozët ka shpërthyer në rrjetet sociale duke u tallur me Liverpoolin pas humbjes 2-0 në Beograd nga Crvena Zvezda.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar dy gola brenda 29 minutave – Milan Pavkov realizoi në minutat 22’ dhe 29’ për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas ndeshjes, tifozë të shumtë janë tallur me Liverpoolin e Jurgen Klopp, ndërsa kishte edhe nga ata të “Redsave” që mendojnë se fanella e tretë si mysafire i ka fajet për këtë humbje që mund t’i kushtojë shumë nënkampionit të Evropës.

Liverpooli tani mbetet në kuotën e 6 pikëve në Grupin C, aq sa ka Napoli që po barazon 0-0 me PSG-në, ndeshje që ka nisur nga ora 21:00.

Kurse PSG-ja është e treta me 5 pikë, gjithmonë nëse mbetet barazimi takimi mes ekipit italian e atij francez. /Insporti.com

SHPËRNDAJE