Shpërthen Albulena Haxhiu. Ka një kërkesë bombastike!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në seancën e Kuvendit ka kërkuar nga deputetët e LDK-së që të japin nënshkrimet për hetim të organizatës së SHIK-ut, shkruan Gazeta Blic.

”Jepni nënshkrimet për hetimet e SHIK-un, pse po hezitoni, çdo ditë flisni se ka qenë organizatë ilegale, hajde ta bëjmë bashkë komisionin hetimor.”, tha Haxhiu në Kuvend.Ajo shtoi se Vetëvendosje ka pasur në plan themelimin e departamentit për hetim të vrasjeve, mirëpo ja la fajin LDK-së për mos krijim të qeverisë.

”Vetëvendosje ka pasur në plan themelimin e departamentit për hetim të vrasjeve, e pse su bë qeverisja fajet i ka LDK-ja, i ka Isa Mustafa.”, shtoi ajo.Në fund, Haxhiu tha se kur të udhëheq Vetëvendosje do të hetohen të gjitha vrasjet përfshirë edhe atë të Astrit Deharit.

”Jeni hipokrizitë. Kur të vjen në qeverisje do të hetohet edhe vrasja e Astrit Deharit por edhe të gjithë aktivistët politikë të LDK-së.”/GazetaBlic

SHPËRNDAJE