Shpërthen dhuna, policia arreston dy persona në pikën e shitjes së biletave për Kosovën |VIDEO

Pas pritjeve të gjata, qytetarët thyejnë dyert e pikës ku shiten biletat e ndeshjes futbollistike Kosova-Malta, meqë një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për t’u pajisur me bileta për këtë ndeshje.

Dy pikat ku janë duke u shitur biletat raportohet se ka pasur edhe incidente, me ç`rast qytetarët kanë thyer dyert e pikës së Ipkos në lagjen Pejton.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar masën.

SHPËRNDAJE