Shpërthen gazetari Zhabari: Mos bëni panik, as në kohë lufte nuk kemi mbetur pa bukë

Në kohën kur shumë qytetarë të shqetësuar po blejnë gjithnjë e më shumë gjëra ushqimore, e në veçanti miell, gazetari Blerim Zhabari ka reaguar duke thënë se nuk ka vend për shqetësim ngase as në kohën e luftës njerëzit nuk kanë mbetur pa bukë.

Blerim Zhabari thotë se edhe në luftë, pas 3 muajve rrethimit nga forcat serbe në Malet e Çyçavicës, askush nuk kishte mbetur pa miell, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, Blerim Zhabari, botues i Gazetës Online Veriu.info.

Ky është postimi i plotë i tij:

O njerëz të mirë, sidomos ju që i keni do vite. Mos përhapni panik.

Ju e dini se edhe në luftë, pas 3 muajve rrethimit nga forcat serbe në Malet e Çyçavicës, në kohën e bombardimeve të NATO-së, askush nuk kishte mbetur pa miell. Edhe ata miell që ishte ndahej me të gjithë mes njerëzve.

Sot janë krejt tjera kohë dhe nuk ka aspak vend për shqetësim!