Shpërthen Milaim Zeka, pas reagimit të ministrit serb përmend emra nga VV e LDK-ja!

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka shkruar pas reagimit

Sipas Zekës, përmes këtij shkrimi Rikallo i ka bërë horë disa patriotë të parlamentit të Kosovës.

“Foli Nenadi. Tregoi se ka punu me Ilir Deden. Tregoi se ne vitin 2003 e paskan themelu nje organizate te quajtur KAN, bashke me Albin Kurtin. E permendi edhe Armen Zemajne per “falcifikim te fotografise te vellait te tij, edhe per manipulim te opinionit”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Ja postimi i plotë i Milaim Zekës:

Pasha Zotin hore i bani ministri “patriotate” ne Parlament
Foli Nenadi. Tregoi se ka punu me Ilir Deden. Tregoi se ne vitin 2003 e paskan themelu nje organizate te quajtur KAN, bashke me Albin Kurtin. E permendi edhe Armen Zemajne per “falcifikim te fotografise te vellait te tij, edhe per manipulim te opinionit”!

Foli Nenadi, edhe hala nuk ka fole çka din, se shume e patriotin, e patrioten e Kuvendit te Kosoves, bash kaps ka me i ba.
Eu bre deri ku shkon shizofrenia, psikopatia e urrejteseve te qeverise, qe me rrexu Ramushin, plus me lane te koritun.

O Zot, ruaje Kosoven nga patriotate e mbas luftes! O Zot, ruaje kombin shqiptare nga ata qe e shajne Beogradin, a edhe anderrat i shohin serbisht!

SHPËRNDAJE