Shpërthen mjeti i dyshimtë në një fshat, dyshohet për humbjen e gjymtyrëve të një vajze

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një mjeti të dyshimtë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Lajmi për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo për Gazetën Blic ka thënë se sot rreth orës 14:00, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kerrpimeh te Podujevës.

“Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku bazuar ne hetimin fillestar dyshohet se nga një mjet shpërthyes (dyshohet për granate dore) janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i cili po ashtu ndodhet në vendin e ngjarjes”, tha ajo për Gazetën Blic

Lidhur me këtë, dëshmitarë të rastit për Gazetën Blic kanë thënë se në gjendje të rëndë është një vajzë rreth të 23-ve.

SHPËRNDAJE