Shpërthen salla në duartrokitje kur përmendet emri i Albin Kurtit (Video)

Kur kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni e përmendi emrin e Albin Kurtit, i cili sipas tij, po mbahet padrejtësisht në paraburgim, kanë shpërthyer duartrokitjet, raporton Gazeta Blic.

Këto duartrokitje zgjatën për disa çaste. Në vazhdim e gjeni videon e këtij momenti.

Në anën tjetër, Visar Ymeri e as Dardan Molliqaj nuk po marrin pjesë në këtë mbledhje, e cila po zhvillohet pas shpërthimit të pakënaqësive në Lëvizjen Vetëvendosje.