Shpëtojeni PDK-në!

Shkruan: Bujar Voca

PDK-ja i humbur zgjedhjet. Qytetaret kane votuar per ndryshime. Qytetaret kane votuar qe PDK-ja te shkoje ne opozite. Kadri Veseli eshte politikan amator. Dhe, si i tille duhet te shkoje ne opozite, te kaloj ne ligen e trete te hajnave, bashke me klanin pronto, familjen pronto dhe agjentat e SHIK-ut te cilet e kane okupuar PDK-ne dhe e kane kapur shtetin.

Kosova duhet te beje shtetin ligjor. Shteti ligjor eshte i nevojshem si drita e diellit. PDK-ja dhe LDK-ja nuk e bejne kurre shtetin ligjor, sepse Kadri Veseli nuk eshte i gatshem ti dergoj ne burg shoket e tij. Prandaj, kjo eshte e pamundur.

Kadri Veseli i ka humbur zgjedhjet ne menyre te turpshme. E ka zvogluar PDK-ne duke e shnderruar ne nje departament te SHIK-ut. Doreheqja e Kadri Veselit duhet te ishte akti i pare i tij ne keto rrethana te reja. Bashke me gjithe superstrukturen udheheqese e te korruptuar. PDK-ja menjehere duhet te organizoj zgjedhje te brendshme te jashtezakonshme. Kadri Veseli e ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin. Dhe, eshte e domosdoshme qe te rikonfirmohet ne krye te partise, permes zgjedhjeve. Po ashtu duhet larguar nga partia te gjithe strukturen e vjeter dhe te korruptuar.

Kadri Veseli po e akuzon Vetevendosjen se po bejne gjithcka qe te vijne ne pushtet. Po e pranojn, shtetin, simbolet, flamurin, etj, qe vetem te vijne ne pushtet. Ketu ska asgje te keqe. E keqja eshte qe Kadri Veseli edhe pse i ka humbur zgjedhjet po deshiron me cdo kusht te qendroj ne pushtet, duke u bere edhe njehere kryetar i kuvendit. Me gjase per here te fundit. Po e sakrifikon PDK-ne per te qendruar ne pushtet. Bashke me disa te tjere te korruptuar.

Shpetimi i PDK-se behet duke pranuar qe te shkoj tani ne opozite. Duke u dekriminalizuar e reformuar. PDK-ja eshte meritore per clirimin e vendit, pavaresine, ndertimin e rrugeve e autostradave, rritjen e pagave, dhe shume gjera te tjera te mira per vendin. Por, PDK-ja duket teresisht e shpenzuar, coroditur dhe degjeneruar, dhe ka nevoje te shkoje ne opozite. PDK-ja bashke me LDK-ne ka pergjegjesine per krimin dhe korrupsionin. Prandaj, duhet te shkojne ne opozite dhe ti hapin rruge shtetit ligjor. Ky eshte interesi kryesor i shtetit tone sot.

PDK-ja jep kontribut vetem duke kaluar ne opozite. Pastaj, te krijon nje gjenerate te re politike, e cila ka me u mbeshtet ne vlerat dhe kontributet qe i ka nga e kaluara, si lufta, clirimi dhe shtetndertimi. Dhe, qe te ndodhe kjo, Kadri Veseli duhet ti beje dy veprime te zgjuara, e para te pranoj qe PDK-ja te shkoje ne opozite dhe e dyta te ndaje rruget me krimin.

Perndryshe, PDK-ja do te mbetet vetem nje organizate masive e korruptuar!

SHPËRNDAJE