
Australia ka arritur të nxjerr barazim nga takimi i pasdites së sotme (e enjte) kundër Danimarikës.
Pas humbjes kundër Francës me rezultat 2 me 1, skuadra australiane i shpëtoi eliminimit të menjëhershëm duke siguruar një pikë nga përballje me Danimarkën.Supergoli në prag të zonës së penaltisë i shënuar nga Christian Eriksen në fillim të ndeshjes u mohua nga Mile Jedinak vetëm gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, transmeton Arbresh.info
Eriksen realizoi gol të bukur për 1 me 0 në minutën e 7′, por sulmuesi Mile Jedinak arriti të barazoj shifrat për 1 me 1 duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (39′) pas penaltisë që siguroi me anë të teknologjisë VAR.Danimarka qëndron tani në pozitën e parë të Grupit C me një pikë më shumë se Franca, ndërsa Australia qëndron në pozitën e tretë me vetëm një pikë.
<