Shqetësuese: Kjo është gjendja e Arbana Xharrës, ja ku gjendet tani (Foto)

Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është sulmuar sot rreth orës 1 pas mesnate.

Ende pa u bërë një javë në politikë, Arbana Xharra e ka gjetur vetën të sulmuar sot në një parking në Prishtinë.

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku ishte tërësisht e mbuluar, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dal me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot.

Ajo është dërguar në spital nga familjarët dhe bashkëpartiakë të partisë së saj, në të cilën ajo aderoi gjatë ditës së mërkurë.

Pas dhënies se tretmanit adekuat mësohet se Xharra është lëshuar nga spitali dhe ka shkuar në banesën e saj, ku gjendje e saj shëndetësore për momentin është stabile.

Xharra pritet që gjatë ditës së shtunë të deklarohet për incidentin që ndodhi në një parking pas kthimit të saj nga Tirana.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE