Shqipërinë po e presin stuhi të frikshme, ja kur fillojnë ato sipas meterologëve

Shqipëria do të goditët sërish nga stuhitë dhe erërat e forta gjatë këtij vikendi.

Sipas meteorologëve e shtuna në mbrëmje do të risjellë sërish erëra të forta dhe një tjetër stuhi.

“Dita e nesërme deri në pasdite do vijojë me kthjellime, por pasditja në zonat veriore dhe lindore do të sjellë rrebeshe afatshkurtër shiu. Pasditja e së shtunës, orët e vona parashikohet që të jetë me rrebeshe shiu dhe me erë të fortë.” thotë meteorologia Adiola Bani per tv ora.

Video: Pamje nga stuhia në Shengjin

Stuhia dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri mesin e javës së ardhshme.

Qytetet më të rrezikuara mbeten ato në zonat bregdetare.

“Zona bregdetare do të jetë më e prekur nga kjo stuhi ere. Deri në mesin e javës që vjen do të jemi në kushte të paqëndrueshme, pasi do të kemi edhe prezencë të reshjeve të shiut, herë pas herë edhe erë në zonat bregdetare”, ka thënë Bani.

Temperaturat do të qëndrojnë në vlerën 30-31 gradë celsius ndërsa mesi i javës së ardhshme do të sjellë sërish të nxehtin me temperatura deri në 36 gradë celsius.

SHPËRNDAJE