Shqipja tregon kush duhet të largohet nga Përputhen: Andin do e puthja

Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj.

Ajo u vendos në një sfidën e “ringut” ku në thes ishin të vendosura fotot e konkurrentëve të programit. Ndërkohë që u përgjigjej pyetjeve Shqipja duhet të grushtonte thesin në “ring” me foton përkatëse të emrit që ajo zgjidhte.

Pyetjes “Cili nga personazhet në thes duhet të largohet menjëherë nga ‘Për’puthen’?” Shqipja e vendosur tha se të gjithë nuk e meritojnë të rrinë, por një nga emrat që përmendi se duhet të largohet menjëherë ishte emir i Fatjonit.

Pyetjes “Cilin do të kishe dashur të puthje, puthe tani dhe mos e godit”, Shqipja u përgjigj duke dhënë emrin e Andit.