Shqiptarët theren me thika për festën e 28 Nëntorit (VIDEO)

Një ngjarje me të vërtetë e turpshme raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Londër në zonën e njohur si Trafalgar Square.

Raportohet nga dëshmitarët se aty ishte organizuar një festë e vogël për 28 Nëntorin por pasi ajo mbaroi, disa djem shqiptarë filluan të thereshin me thika. Për fat të keq raportohet se sherri nisi as më shumë e as më pak por për të ndarë zonat e influencës.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar videon pranë redaksisë sonë, mësohet se shqiptarët e zonës “Thornton Heath” në jug të Londrës janë zënë me ata të zonës “Barking” në lindje të Londrës.(Shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Raportohet se vetëm një djalë është plagosur nga sulmi me thikë, ndërsa të tjerët janë dëmtuar nga grushtat apo rripat.

Mirembrema JOQ, therje ne qender te Londres mbreme per 28 Nentorin. Shqipetaret kunder shqipetareve. Ne Trafalgar Square sot kishte feste per shipetare. Jan zen per pune zonash. Shqipetaret te zonës “Thornton Heath” (south London) dhe zona “barking” (east London). Jan zen dhe nuk shkojn.

Sot u perplasen ke festa 28 Nentorit. Cuni qe u ther eshte i vetmi qe di une qe eshte demtuar. Cunat te tjer mbane jan demtuar me rip ose grusht.

SHPËRNDAJE