Shqiptari 35 vjeçar mbytë gruan me duar

Ngjarje e rëndë në familje në Gramsh. Një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij duke e ngulfatur me duar. E sinjalizuar për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku arrestoi në flagrancë bashkëshortin. Ai është 35-vjeçari Alvin Hysa rreth 35-vjeç banues në Grekan të Gramshit.

Policia thotë se për motive ende të paqarta, 35-vjeçari ka mbytur gruan e tij Gurije Hysa rreth 32 vjeç, duke e mbytur me duar.

Policia thotë përmes një njoftimi paraprak se “materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”.

SHPËRNDAJE