Shqiptari, djali i Adem Demaçit i bashkohet Kadri Veselit në PDK

Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, në mbështetje të Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruar se ndihet krenarë për bashkimin e Shqiptar Demaçit si profesionist në PDK.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar.

Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne.

SHPËRNDAJE