Shqiptari i lidhur me Ndrangheta-n, dalin detaje të reja nga operacioni i policisë italiane

Në një operacion të zhvilluar ditën e djeshme nga policia italiane ranë në pranga një shqiptar dhe një italian, të cilët u kapën me 206 kg marijuanë e ardhur nga Spanja.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Eduart Mecani 50 vjeç me origjinë nga Durrësi dhe italiani Enzo Di Mauro 48 vjeç.

Siç bëhet e dije, linja e trafikut të drogës nga Spanja për në Itali drejtohej nga mafia kalabreze Ndrangheta, të cilët përdornin klanet shqiptare për të kryer këtë punë.

Policia arrestoi 50-vjeçarin Eduart Mecani, pasi ai monitoronte lëvizjet e një furgoni në të cilën polici gjeti sasinë e drogës në fjalë.

Meçani nuk është një emër i panjohur për policinë italiane, pasi ai është arrestuar në vitin 2009 me akuzën e trafikimit të rreth 250 kg marijuanë.

Ndërsa, pas kontrollit të banesë nga policia italiane, atij iu gjet në një kasafortë një shumë prej 300 mijë eurosh.

 

SHPËRNDAJE