Shqiptari i Zvicrës ngarkohet me një detyrë të rëndë në ndeshjen kundër Suedisë

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e 1/8-ës së Kupës së Botës që zviceranët do të luajë ndaj Suedisë.

Mbrojtësi që sezonin e ardhshëm do të luajë me Arsenalin është i skualifikuar (ka marrë dy të verdha në takimet në grupe), ndaj shiritin e kapitenit në këtë sfidë do ta mbajë Valon Behrami.

Kjo është konfirmuar nga mediat zvicerane, që shprehen se mesfushori do të jetë kapiteni i Kombëtares zvicerane në këtë sfidë.

“Është një nder që me jepet mundësia të mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote, një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë. Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, u shpreh Valon Behrami.

SHPËRNDAJE