SHSKUK ka një lajm shumë të rëndësishëm

Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun.

Po në këtë komunikim, çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe njësitë e tij- spitalet e përgjithshme, gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të Covid-19 në Kosovë.

Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë do të ndaj sot me ju informatat kryesore të deritanishme në dispozicion, kurse komunikimi i rezultateve të mostrave që do të analizohen gjatë ditës së sotme do të bëhet nesër në konferencën për media, që do të organizohet për këtë qëllim.

IKSHPK: Po testohen rreth 400 mostra

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren.

Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

Ditën e djeshme ndërkaq, janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë, ndërsa me vdekje kanë përfunduar

Më shumë detaje dhe të dhëna, gjeni në Hartën (e bashkëngjitur) rreth situatës epidemiologjike në vend (punuar me të dhënat e fundit nga data 13 korrik 2020), sipas vendbanimeve në Kosovë.

SHSKUK-Spitalet e Përgjithshme: Po trajtohen 460 pacientë, 306 me Covid-19

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë.

Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19.

Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

Klinika Infektive 96 pacientë

Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë

Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë

Spitali i Prizrenit 31 pacientë

Spitali i Gjakovës 33 pacientë

Spitali i Pejës 43 pacientë

Spitali i Ferizajt 13 pacientë

Spitali i Gjilanit 17 pacientë

Spitali i Mitrovicës 2 pacientë

Vërejtje:

Për shkak të kalimit të raportimit për publikimin e rezultateve prej raporteve ditore në orët e mbrëmjes në raportim ditor në ora 15:00, ju lusim për mirëkuptim dhe durim deri në publikim e rezultateve të testimeve nga IKSHPK, që do të bëhet nesër në ora 15:00!

SHPËRNDAJE