Shtëpia e Bardhë: Trump e emëroi Grenellin emisar për negociatat për shkak të besimit që ka në të

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot e ka emëruar ambasadorin e SHBA’së në Gjermani, Richard Grenell si emisar në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Në Shtëpinë e Bardhë tregojnë se pse u zgjodh pikërisht ky diplomat të ndërmjetësojë në negociatat e Ballkanit.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për shkak të besimit të madh që ka tek ai.

Emërimi i një zyrtari të këtij niveli të lartë dhe përfaqësuesi të aftë pasqyron angazhimin e presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa Kosova pritet të zgjedhë së shpejti një qeveri të re, emërimi i Grenell nënvizon rëndësinë që të dyja palët të hedhin hapa drejt rifillimit të dialogut, u shpreh zyrtari amerikan i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me emërimin e Grenell.

SHPËRNDAJE