Shtohen pikëpyetjet e vdekjes së Zarife Hasanaj

Mbrëmjen e sotme në RTV Ora, moderatori Kastriot Myftaraj ka trajtuar temën “Pikëpyetjet e vdekjes së Zarife Hasanaj shtohen”.

Myftaraj: Kur ndodh një ngjarje e tillë, më parë duhen respektuar ato elementet kur jepet një njoftim. Pra ku ndodhi.Pala shqiptare në deklaratën e saj zyrtare nuk jep dot vendndodhjen e saktë të bazës, thotë vetëm në Letoni dhe në një bazë të quajtur Adaz.

Pala e Letonisë thotë që shpërthimi ndodhi në zonën e stërvitjes. Kurse pala shqiptare thotë se incidenti ndodhi gjatë kryerjes së detyrës luftarake.

Pala e Letonisë thotë që ka ndodhur gjatë përgatitjes për stërvitje. Detyra luftarake jepet në një zonë luftimi, nuk ishte një zonë luftimi. Kur bëhet një stërvitje stimulohet një zonë stërvitore.Pala shqiptare thotë që ka ndodhur në orën 09:10 të mëngjesit të së hënës, kurse ajo letoneze në 09:30.Pala shqiptare thotë se ka ndodhur një shpërthim i municioneve të paplasura në bazën ku ishte zhvilluar një stërvitje.

Pala letoneze thotë se shpërthimi ndodhi ndërsa ishte duke u përgatitur terreni për stërvitje. Pra ushtarakët shqiptarë dhe të tjerë po punonin për përgatitjen e terrenit për një stërvitje. Stërvitje e trupave polake që do të kryenin qitje me tranke.

Ka një ndryshim të madh në gjithçka.

Pala letoneze thekon se forcat ndërkombëtare ku bëjnë pjesë edhe forcat shqiptare në Letoni nuk marrin pjesë në punët e përditëshme të ushtrisë letoneze per cmontimin e municioneve dhe ishte një përjashtim i stërvitjes demostrative.

Nëse detyra e nëntetares Zarife Hasanaj dhe ushtarakëve shqiptarë ka qenë të përgatisin ato zonat e qitjes, objektivat ku duhej gjuajtur në terren atëhërë kjo nuk ka të bëjë me demontimin e municioneve.

Duhej të gjithë eprorët e të ndjerës të kishin marrë hartën e zonave të minuara. Çfarë ishte duke bërë realisht e ndjera kur ndodhi incidenti? Ishte duke përgatitur objektivat për gjuajtje sic thotë pala vendase, apo ishte duke bërë demontim sic e thotë në përgjithësi pala shqiptare.

Dyshimet i shton përplasja e autoriteteve të Letonisë për hetimin e kësaj cështje. Në fillim ka hyrë policia e Shtetit, pastaj i ka marrë policia SUshtarake në dorë hetimet dhe kjo pasyrohej në deklaratën zyrtare.

Doli një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes që tha se hetimet do të kryhen nga Policia Ushtarake për tu mbrojtur integriteti i hetimeve nuk do të jepen më të dhëna.

Integriteti mbrohet kur ka një kriminel.

Kemi të bëjmë me një atentat?Në rastin e kalimit të hetimeve duhet të ketë ndërhyrje nga Tirana, se në këtë rast nuk mund të bëjë gjë tjetër vetëm ti mbyllë hetimet me një gabim njerëzor.

SHPËRNDAJE