Shuhet artisti i madh shqiptar

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare, kompozotori i shquar, Avni Mula.

Lajmi u bë me dije nga e bija, sopranoja e famshme, Inva Mula, në rrjete sociale.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva Mula në Facebook.

Baritoni dhe kompozitori i njohur Avni Mula, është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.