Shuhet grupi parlamentar i NISMA-s

Me tërheqjen e Haxhi Shalës nga grupi Parlamentar i Nismës, kjo parti nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në seancën e Kuvendit.

Osmani lexoi njoftimin e deputetit tashmë të AAK-së, Haxhi Shala dhe tha se deri në një vendim tjetër Nisma shuhet në Kuvend.

Kjo situatë mbetet e tillë, deri në një ndryshim të mundshëm.

SHPËRNDAJE