“Shumë mirë shkonte derisa ndërhyri Thaçi që njihet veç për rrëmuja”

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliut, ka thënë që pushtetet e kaluara nuk janë mësuar të ketë rend e menaxhim të duhur.

E sfidën e madhe të Koronavirusit, Haxhiu tha që po e menaxhojnë ashtu siç duhet, me vullnet e përkushtim, shkruan gazeta inFokus.

“Pushtetet e kaluara nuk janë mësuar rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19. Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, sipas saj, ata që nuk janë mësuar t’i shohin gjërat të shkojnë mbarë dëshirojnë të bëjnë rrëmujë, e këtu përmend Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë”.

“Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!”

“Bashkë me qytetarët po ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë”.

SHPËRNDAJE