Si dështoi takimi i CEFTA’s në Prishtinë

Përfaqësuesit serbë e boshnjakë nuk kanë pranuar t’i referohen Kosovës si Republikë
Gjithçka ishte gati që të fillonte takimi i CEFTA-s i organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Por kjo ngjarje e planifikuar të fillonte në orën 9 te mëngjesit, u shty për 3 orë.

Palët nuk po merreshin vesh rreth diskutimit që do të bëhej në takim, e kjo pas taksës së vendosur prej 100% nga Qeveria e Kosovës për produktet që vijnë nga Serbia dhe B&H.

E pas diskutimeve të gjata, filluan të vinë edhe delegacionet.

DËSHTON TAKIMI I CEFTA s, SHKAK “REPUBLIKA E KOSOVËS”

I pari që erdhi, ishte delegacioni nga Serbia.

E jo shumë pas tij, erdhi edhe përfaqësuesi i CEFTA-s Emir Đikić, dhe delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në takimin që u prit për orë të tëra, mediat nuk u lejuan të marrin pjesë.

Ani pse dukej se gjithçka do të shkonte mirë, ky takim nuk zgjati më shumë se 15 minuta.

Sipas burimeve të T7, delegacioni nga Kosova, nuk ka pranuar të këtë konsultime me tutje, shkaku se ai nga Serbia, nuk po i referohej Kosovës me emrin Republika e Kosovës.

Madje, pala serbe dhe boshnjake, nuk pranuan të dilnin pa largimin e mediave.

Për dështimin e këtij takimit, para kamerave nuk u prononcuan asnjë nga vendet pjesëmarrësve të CEFTA-s.

E menjëherë pasi gjithçka përfundoi, pala serbe u largua nga vendi ku po mbahej takimi.

Ndryshe, Kosova sivjet për të dytën herë radhazi që nga anëtarësimi në vitin 2007, ka kryesuar CEFTA-n.

SHPËRNDAJE