Si e pritën anëtarët e PDK-së vendimin e Kadri Veselit për largimin e njerëzve me aktakuza?

Në listën e atyre që “janë liruar nga detyra”  nga lideri i partisë, Kadri Veseli, janë Besim Beqaj, ministër për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Agim Çeku, zëvendës ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Nijazi Kryeziu, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn akuzohet për “Shkeljes së statutit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, vepër për të cilën Gazeta Insajderi kishte raportuar gjatë vitit 2016 në “Dosjen e Shefave”.

Krahas Beqajt në lëndën gjyqësore “Pronto” akuzohen edhe 10 persona tjerë, zyrtarë të PDK-së, në mesin e tyre edhe ish shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci dhe deputeti i kësaj partie, Zenun Pajaziti dhe ish-këshilltari i Veselit, Nijazi Kryesiu.

Nijazi Kryeziu kishte konfirmuar se e ka lëshuar postin e tij vetëm 30 minuta pas deklaratës të shefit të tij se do “t’i lirojë nga detyra” të gjithë ata që ngarkohen për veprën e kryer penale.

Mirëpo Besim Beqaj kishte paraqitur dorëheqjen e tij kryeministrit Ramush Haradinaj, duke pohuar se aktakuza kundër tij është pa bazë.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.

SHPËRNDAJE