Si Messi më nuk bën nëna: Vetëm shikoni këta dy gola të tij të shënuar që në pjesën e parë

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së javës së 15’të mes Barcelonës dhe Mallorcas.

Barcelona dominoi totalisht pjesën e parë. Pavarësisht se pranuan një gol, katalunasit arritën që të shënojnë katër, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-1.

Antoine Griezmann, Lionel Messi(dy gola) dhe Luis Suarez shënuan për Barçën, kurse Ante Budimir shënoi për mysafirët.

E gjithë vëmendja edhe sonte ishte te gjashtëherë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, i cili shënoi dy gola jashtëzakonisht të bukur.

VIDEO 

VIDEO

SHPËRNDAJE