Si ndodhi bastisja në zyrat e veteranëve, flet Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me aksionin e EULEX’it në zyrat e veteranëve.

Në T7, Klinaku ka thënë se krejt aksioni ka qenë skenar i planifikuar nga EULEX’i.

“Eulexi, i kanë planifikuar skenarët e tyre. Kemi dëgjuar disa zhurma kur kam dal në korridor i kam pa shkallët e mbushura me Policë të Eulexit. 1 orë e gjysmë kam qëndruar jashtë, nuk më kanë leju me hy brenda. Vonë më ka thirre Gucati, të shkoj lart, dhe të autorizohem nga ai të jem prezent në bastisjen e zyrave. Sic e kemi pa në një video incizim, e kemi pa që pastaj i kanë nxjerrë të gjithë punëtorët, dhe Gucati ka mbetur i vetëm me ata, kur kam shkuar lartë e kam pa që ka fletë arrest dhe do ta dërgojnë në Hagë, dhe më ka lejuar mu të qëndroj aty dhe Tomë Gashi erdhi pastaj”, ka thënë ai.

“Eulexi më kërkoi ta thërras edhe Nasimin në telefon, dhe i kanë thënë duhet të jesh prezent gjatë bastisjes, ai ka thënë më duhet 2 orë , dhe ta kanë thënë që është orë e gjatë. Un kam kërkuar edhe një urdhëresë tjetër për bastisje, ajo erdhi nga Gjykata nga Haga”, shtoi Klinaku.

SHPËRNDAJE