Si provoi ta shpëtonte të birin nga infarkti? Flet babai i futbollistit të njohur kosovar që vdiq sot

Futbollisti shqiptar me pasaportë suedeze, Labinot Harbuzi, ka ndërruar jetë sot, pas një infarkti në zemër të ka pësuar.

Babai i 32-vjeçarit, Ismet Harbuzi ka treguar për Evening Post, se kur ka shkuar në shtëpi e ka gjetur në gjendje kritike atë dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë, përcjell Klan Kosova.

“Unë dhe gruaja ime ishim aty kur ndodhi”, ka thënë Ismet Harbuzi.
Ai ka treguar se derisa kanë pritur ambulancën, kanë provuar që ta shpëtojnë jetën e të birit, zemrën dhe mushkëritë.

“S’e di, nuk mund ta shpjegoj tash. E kemi thirrur ambulancën dhe na ndihmoi. Pastaj vazhduam bashkë”.

Ismet Harbuzi ka thënë se i biri i tij nuk ka pasur probleme me shëndetin më parë.

Ai ka treguar se në spital ju kanë thënë se ka qenë e pamundur që të shpëtohej 32-vjeçari.

“Është e pabesueshme. Vështirë të përshkruhet. Është e dhimbshme. Kemi marrë përkrahje nga familjarë dhe miq”, ka thënë ai.

Labinot Harbuzi ka qenë i njohur si supertalent në Malmo dhe ka përfaqësuar Suedinë në U17, U18, U19 dhe U21.

Pas një fitore te të rinj e Feynord, ai është rikthyer në Malmo ku ishte bërë futbollisti kryesor. Më pastaj karrierën e ka vazhduar në Genclerbirligi, Mania Spor, Syrianska, KSF Prespa Birlik dhe Melaka United.

Nga 1 janari i vitit 2017 ai ka qenë pa klub. Së fundmi ka luajtur në skuadrën malaziase Melaka United.

SHPËRNDAJE