Si u gjend Penelope Cruz në qendër të luftës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë?

Aktorja e famshme Penelope Cruz e gjeti veten në qendër të luftës në internet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Përdoruesit e mediave sociale keqinterpretuan posterin e filmit të saj të ri, të cilin ajo postoi, duke u përfshirë në konfliktin e Nago-Karabakut që vijon prej dy javësh.

Filmi i saj i ri “355” nuk ka asnjë lidhje me konfliktin aktual, por ka të bëjë me një ekip femrash agjente sekrete.

Në poster mund të shihet Penelope pas së cilës është një flamur kolumbian i verdhë, blu, i kuq.

Të bindur se ishte flamuri i Armenisë (flamuri i së cilës është gjithashtu i përbërë nga këto ngjyra, por shiritat vendosen horizontalisht) dhe jo Kolumbia, shumëkush iu vërvit aktores së Hollywoodit.

“Karabaku është azerbajxhanas”, është vetëm një nga komentet poshtë postimit të saj në Instagram.