Si u ‘hipnotizuan’ studentët e ‘97-ës pas takimit me Ibrahim Rugovën?

Janë bërë 21 vjet që nga organizimi i protestave të studentëve të ‘97-tes.

Kjo demonstratë u cilësua si një ndër ngjarjet me të rëndësishme e viteve 90-ta. Por mënyra se si është bërë organizimi i saj është mjaft sfidues.

Në dokumentarin “Fundi i heshtjes” janë dhënë shumë detaje interesante të padëgjuara ndonjëherë. Një prej tyre është takimi me Ibrahim Rugoven. Unionit të Studentëve po u mungonte përkrahja nga kryetari i LDK-së, prandaj u takuan që të bisedojnë dhe ta bindin atë.

Por ndodhi diçka që askush s’e kishte imagjinuar. Udhëheqësit e Unionit të Studentëve u hipnotizuan nga Ibrahim Rugova. Muhamet Mavraj, njëri prej organizatorëve tregon këtë ngjarje të çuditeshe.

Në minutën e 17-të të dokumentarit “Fundi i heshtjes” Mavraj por edhe Adnan Merovci tregojnë për aftësitë e Rugovës që t’i hipnotizojë studentët./Magazina.al/

SHPËRNDAJE