Si u vra pas dy atentateve në Shqipëri, ndër themeluesit e UÇK-së, Ilir Konushevci

Dje ka qenë 21 vjetori i vrasjes së shefit të Logjistikës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe ndër themeluesit e saj, Ilir Konushevci.

Në 21 vjetorin e vrasjes së tij, kanë reaguar krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, deputetë, politikanë, dhe shumë figura tjera të UÇK-së.

Ata kanë lartësuar figurën dhe kontributin e Konushevcit në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mbarëvajtjen e luftës deri në vdekjen e tij.

Mirëpo, para disa vitesh emisioni “Xhungël” në Shqipëri, pati bërë një reportazh për vrasjen e Konushevcit.

Aty tregohet se si natën e 8 majit të vitit 1998, janë bërë dy atentate nga persona të atmatosur nga Konushevcit, i cili ishte duke bartur armatim nga Shqipëria për ta futur në Kosovë.

SHPËRNDAJE