Siguri e lartë në Pejë: Skuadrat arrijnë në stadium

Forca të shumta policore kanë rrethuar stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë para përballjes Prishtina – Drita, e vlefshme për xhiron e fundit të Superligës, njëkohësisht përcaktuese për kampionin e ri.

Policët kanë rrethuar stadiumin ndërsa tifozët i kanë detyruar të qëndrojë më larg duke vënë edhe kordonë të sigurisë.

Ndeshja nis në orën 16:00.

Ndërsa futbollistët e dy ekipeve, Prishtina dhe Drita kanë arritur në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë para përballjes vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës.

SHPËRNDAJE