Sikur e reja ashtu edhe vjehrra, futet në fushë, por e pëson keq!

Në shtëpinë e tifozes Kinsi Volanski, dhe të dashurit të saj Vitali Zdorovetski, futja në një fushë sportive është diçka e zakonshme tashmë.

Pas tifozes seksi, që u bë e famshme teksa u fut në finalen e Champions League, vetë çifti u ndalua në stadiumin “Maracana”, teksa tentoi sërish të futej në finalen e Kupës së Amerikës.

Por, ditën e sotme, gjatë finales së Kupës së Botës në sportin e Kriketit, mes Anglisë dhe Zelandës së Re, ishte vjehrra e Kinsit, ose nëna e Vitalit, e cila me një kostum të zi që reklamonte faqen e djalit të saj, u përpoq që të futej në fushën e finales së kriketit, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Vetë Kinsi, teksa kishte postuar foto të vjehrrës së saj që tentonte të futej, shkruante në rrjetet sociale: “Nëna më e paparë ndonjëherë”.

SHPËRNDAJE