Simeone drejt Premierligës?

Tekniku argjentinas i Los Rojiblancos po kërkohet me ngulm nga pronari i skuadrës me qendër në Goodison Park.

Pronari i Everton, Farhad Moshiri, do ta bëjë Diego Simeone menaxher të ri të skuadrës, raportojnë mediat britanike.

Me këtë lëvizje ambicioze Simeone do ta linte Atletico Madrid, që renditet e katërti në La Liga dhe është fare pranë eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Por mundësi më reale është angazhimi i shefit të Watford, Marco Silva, apo e ish shefit të pankinës të Anglisë, Sam Allardyce.

SHPËRNDAJE