Sinan Hoxha tregon arsyet e burgimit të tij

Këngëtari i njohur shqiptar Sinani Hoxha mbrëmë ka treguar se ai kishte përfunduar disa ditë në burg.

Hoxha në “Kursin e Piter Pan” ka treguar këtë histori , të cilën nuk e kishte bërë publike më herët.

“Deri në klasën e 8-të, unë kam qenë një nxënës i shkëlqyer dhe për këtë nuk gënjej, sepse janë akoma gjallë mësuesit e mi. Por pastaj, në vitet 1985, kur unë kam qenë nxënës në klasën e tetë, vendosa të largohem jashtë Shqipërisë, por ky veprim në atë kohë konsiderohej arratisje dhe dënoheshe me 4 vjet shkollë vagabondësh ose me burg… Për fat, bëra vetëm 3-4 ditë burg, por ma hoqën shallin “Pionieri i Enverit”… Por deri në atë kohë isha nxënës i jashtëzakonshëm…”- tregon Sinan Hoxha./gazetametro.net

SHPËRNDAJE