Sinjale divorci?! Tuna rikthehet për të jetuar në Shkup, teksa ndryshon të dhënat e djalit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka tash e sa kohë që po i mungon skenës së muzikës.

Ajo ka vendosur që të distancohet pak nga puna për projektet muzikore, duke iu përkushtuar jetës së saj private, në të cilën duket se ka shumë të reja, shkruan Telegrafi, përcjell GazetaBlic.

Mësohet se këngëtarja është larguar nga Prishtina ku jetonte prej vitesh, dhe tashmë është rikthyer për të jetuar në vendlindjen e saj në Shkup.

https://www.instagram.com/p/CDUb_q9FV4B/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fgazetablic.com&rp=%2Fsinjale-divorci-tuna-rikthehet-per-te-jetuar-ne-shkup-teksa-ndryshon-te-dhenat-e-djalit%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A709.9349999334663%2C%22ls%22%3A567.6849998999387%2C%22le%22%3A589.6550000179559%7D

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e tij, ka treguar se ajo po jeton bashkë me djalin në një apartament, teksa Patrisi po jeton në një apartament në një lagje tjetër të kryeqytetit.

E gjithë kjo ftohje raportesh mes çiftit po vihet re edhe në rrjetet sociale.

Në një llogari që Tuna ia ka hapur djalit të saj, Tianit në Instagram, ajo ka ndryshuar mbiemrin e djalit të saj në këtë llogari nga Tian Berisha, në Tian Sejdi.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, babai i djalit, instrumentisti Patris Berisha, nuk është në listën e personave që kjo llogari në Instagram ndjek.

Duket se e ardhmja do të dëshmojë më së miri se si qëndrojnë në të vërtetë raportet e Tunës me Patrisin.