Sistem i ri i identifikimit të fytyrës në aeroport

Japonia ka prezantuar një sistem të ri automatik të identifikimit të fytyrës për të huajt si pjesë e masave për rritjen e sigurisë në prag të Olimpiadës Tokio 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në dyert e 6 aeroporteve në vend do të instalohet “sistemi për identifikimin e fytyrës” për vizitorët e huaj. Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, hyrjet (dyert) me sistemin e identifikimit të fytyrës do të përdoren kundër fluksit të të huajve që priten të vijnë në vend për organizime të mëdha siç janë Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020 që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Me sistemin i cili krahason fotografitë e vizitorëve në pasaporta me fotografitë e marra në aeroporte synohet rritja e sigurisë.

Dyert me sistemin e identifikimit të fytyrës u vendosën në zbatim për herë të parë në vend në vitin 2017 në aeroportin Haneda për qytetarët japonezë ndërsa më pas sistemi u instalua edhe në 4 aeroporte të tjera.

Me zbatueshmërinë e re, sistemi i identifikimit të fytyrës brenda këtij viti do të përdoret për vizitorët e huaj në 6 aeroportet e vendit.

SHPËRNDAJE