Situata alarmante me koronavirus në Kosovë, Qeveria merr vendim të ri për kafiteritë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur strategjinë e re të Qeverisë në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, ka bërë të ditur rregullat e reja që ka ndërmarrë qeveria pas rasteve të fundit me koronavirus në vend.

Hoti ka bërë të ditur se duke e parë që lokalet, kafiteritë e restorantet nuk po i respektojnë rekomandimet, atëherë siç tha Hoti, është rekomanduar që të ndryshojë orari.

Ai shtoi se sa i përket institucioneve do të reduktojmë numrin vetëm në stafin e domosdoshëm.

“Në institucione shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që mund të presin. Sa i përket bizneseve, mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Jashtë këtij kufizimi lejohet vetëm në hapësira të hapura dhe merr me vete”, tha Hoti.

Kreu i ekzekutivit shtoi po ashtu që do të përgjysmohet edhe numri i udhëtarëve në transport publik.

“Në bazë të vlerësimeve 30 përqind nuk besojnë që Covid-19, është real dhe do të fillohet me reportazhe ku do të tregohet se si pacientet vuajnë në klinikën Infektive”, tha ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE