Situata politike në Kosovë: Përplasen keq Berat Buzhala dhe Fjolla Morina

Kushdo që ndjek Fjolla Morinën në rrjete sociale mund ta ketë vërejtur se këngëtarja po ndjek një kurs të fortë pro Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Në baza ditore, Fjolla shpreh përkrahjen në çfarëdo forme që mundet, që nga postimet deri tek protesta me tenxhere në ballkon.

E duket se një detaj i tillë ka rënë në sy edhe të gazetarit Berat Buzhala i cili me tone ironie, është tallur me këtë pjesë.

Buzhala që ka shtuar dozën e kritikave ndaj Kurtit, në një prej statuseve të tij të fundit, mes tjerash shprehet:

‘E pashë që edhe Fjolla Morina kish shkru diçka për Binushin [Albin Kurtin]. Mosni kështu me axhin se s’bon është marre’

LAJMI VIJON NËN FOTO

Kaq ka mjaftuar që të pasojë përgjigja nga Fjolla Morina.

Këngëtarja përmes një shkrimi në Instagram ka nënvizuar faktin se voton si secili qytetar tjetër në vend teksa mes tjerash, gazetarin Buzhala e ka konsideruar si ‘shoubiz politik’ që ‘na ka argëtuar dhe do të vazhdojë të na argëtojë’.

‘Berat shkruje statusin pa u viktimizu. Mos u mundo me lujt viktimën sepse nuk je aq relevant sa po e bon veten. Shumë pak njerëz serioz merren me ty, kryesisht ti je për argëtim, pra nifar shoubizi argëtus i politikës’ – shprehet mes tjerash Fjolla.

Komenti i plotë i Morinës ndaj gazetarit Buzhala vjen i plotë më poshtë. /Prive.al

SHPËRNDAJE