Ska kush që e nal Atifete Jahjagën, bën ‘gafën’ e radhës në rrjete sociale

Ish presidentja e Kosovës shpeshherë ka ‘lëshuar’ gabime të cilat kanë shpërthyer në rrjete sociale, nga ku janë krijuar dhe ‘meme’ të ndryshme.

Së fundmi e ka bërë dhe një të tillë të publikuar në Facebook, ku kishte bërë gati një përshkrim për një ngjarje ku ishte pjesëmarrëse, ajo e kopjoi tekstin të gatshëm duke harruar t’i hiqte një pjesë që nuk përkonte me postimin e saj.

“Description për nesër”, shkruante në fillim të postimit të ish presidentes, të cilin ajo e largoi më pas.

Ish presidentja “gafa” të tilla ka bërë shpesh në rrjete sociale, por ajo që ka mbetur në memorien e njerëzve është kur ngatërroi ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Jahjaga në vend të Ishujve Faroe, atë kohë shkroi përmes Instagram-it se po ndjek ndeshjen e Kosovës kundër Azerbejxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”./GazetaBlic

SHPËRNDAJE