Skandal: Banka Ekonomike i le pa rroga punëtorët e “Unitetit”

Banka Ekonomike nuk ka transferuar pagat e punëtorëve të “Unitetit”, ndonëse ato janë ekzekutuar nga ndërmarrja.

Gzmend Morina, Kryeshef i KRM “Uniteti” thotë se se Banka Ekonomike e ka arsyetuar këtë vonesë për shkaqe teknike të saj, mirëpo ky tregon se vonesa e pagave po ndikon në shkaktimin e problemeve financiare tek punëtorët e kompanisë.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë:

Njoftim për punëtorët e KRM “UNITETI”:

Banka Ekonomike në të cilën kompania jonë e ka të hapur xhirollogarinë, siç po thonë, për shkak të problemeve teknike të tyre, ende nuk e ka përfunduar procesin e transferimit të pagave të punëtorëve të KRM “UNITETI” të cilët xhirollogaritë i kanë në bankat tjera.

KRM “UNITETI” prej të enjtes (05.03.2020) i ka dhënë urdhëresë Bankës Ekonomike për ekzekutimin e pagave, pasi që ka pasur mjete të mjaftueshme.

Shprehim zhgënjim me mos-efikasitetin e Bankës Ekonomike, që direkt po ndikon në shkaktimin e problemeve financiare tek punëtorët e kompanisë.

Në mbledhjen e ardhshme Bordit të Drejtorëve të KRM “UNITETI” do t’i kërkoj aprovim për ndrrimin e bankës, duke zgjedhur për partnere një bankë më të përgjegjshme

Sinqerisht,

Gazmend Morina
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “UNITETI”

SHPËRNDAJE