SKANDAL: Provokohet ekipi kosovar në Bosnje dhe Hercegovinë, shpaloset shkrimi “Kosova është Serbi”

Skandal në ndeshjen ndërkombëtare të hendbollit ndërmjet Borac dhe Besa Famgas nga Kosova.

Ndeshja u zhvillua në Banja Lukë, ku hendbollistët dhe trajneri i Besa Famgas nuk u prononcuan për media, kjo pasi në palestër shkruhej “Kosova është Serbi”, shkruan IndeksOnline

Portali serb, “Nevosti”, shkruan se sipas rregullave të EHF, mos-prononcimi i klubit kosovar për media do të bartë pasoja më vonë.

Kështu, ekipi ynë Besa e humbi këtë takim në 20-23, në ndeshjen e kthimit të finales së 16’të të Kupës Evropiane të EHF.