Skandali i radhës nga FFK: Publikon marrëveshjen me Katarin, e cila ishte rreptësisht e ndaluar

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka skandalizuar duke publikuar marrëveshjen konfidenciale me Federatën e Futbollit të Katarit, gjë e cila sipas pikës F të kësaj marrëveshje, është e ndaluar të publikohet kjo marrëveshje për 5 vite

Sot FFK ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Katarit.

Sipas njoftimit dhe marrëveshjes së publikuara, ky memorandum përmban shumë fusha të bashkëpunimit, nga të cilat do të përfitojë futbolli i Kosovës, si në aspektin sportiv edhe në atë menaxherial dhe të marketingut.

FFK e ka publikuar në uebfaqen zyrtare marrëveshjen e nënshkruar me Federatën e Katarit, gjë që bie ndesh me pikat e kësaj marrëveshje.

Pika F thotë se kjo marrëveshje është konfidenciale dhe përpos këshilltarëve ligjor dhe auditorëve nuk duhet ta shikojë askush për 5 vite.

“Palët do të trajtojnë rreptësisht konfidenciale dhe nuk do t’i zbulojnë ndonjë pale të tretë të gjitha informacionet dhe / ose të dhënat e shpalosura ose dorëzuara me gojë ose me shkrim ose nga ndonjë media tjetër nga pala tjetër si rezultat i hyrjes dhe kryerjes së kësaj marrëveshjeje.

Përveç për këshilltarët ligjorë / auditorët ose nëse kërkohet nga ligjet përkatëse, urdhrat e gjykatës ose ndonjë autoritet tjetër ose nëse informacioni tashmë ka hyrë në domenin publik (përveçse për shkak të shkeljes së klauzolës së tij) ose nëse pala tjetër ka dhënë miratimin paraprak me shkrim për zbulimin e saj.

Kjo klauzolë e konfidencialitetit do t’i mbijetojë skadimit ose përfundimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhet në pikën F të marrëveshjes në mes të FFK’së dhe Federatës së Katarit. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE